Cakaj jep një lajm të madh për shqiptarët kudo që ndodhen

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Cakaj ka shkruar se ka një super lajm për shqiptarët kudo që ndodhen.

“Një super lajm për shqiptarët kudo që ndodhen. Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare”, ka shkruar Cakaj.

Tutje Cakaj ka thënë se ky bashkim do t’i shërbej jo vetëm Luginës së Preshevës por ku do që frymohet shqip.

“Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi. Partitë nënshkruese të kesaj marrëveshje sot kanë dhënë shembullin më të vyer të tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës së Preshevës dhe interesave kombëtare në përgjithësi”, ka shkruar Cakaj.

“Urime të gjithëve, përqafime Luginës së Preshevës dhe shihemi së shpejti”, ka përfunduar Cakaj.