Rita gati për 2020-ën, numëron sukseset e këtij viti

Rita Ora po e përmbyll vitin 2019 në pushime me familjen, teksa po relaksohen së bashku.

Me anë të disa fotografive që i ndau me ndjekësit në rrjete sociale, Rita numëroi sukseset e këtij viti, teksa paralajmëroi gjëra të mëdha për 2020-ën.

“Pushimet fillojnë tani. 2019 … ka qenë … i zënë … një film Oliver Twist (mezi presim që të gjithë ta shohin vitin e ardhshëm!) Një turne botëror, një shfaqje televizive, 5 kampanja, disa covera të revistave, 4 video muzikore, duke u përgatitur për 2020 … lançova tequilan time @prosperotequila e cila u rendit në top 10, vitin e parë!! (numër 7) hmmmm çfarë tjetër? Do të vijë tek unë, është vonë dhe jam lodhur ndërsa po e postoj këtë, por ju dua… Unë jam mirënjohëse dhe gati për vitin 2020”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur për vitin e ardhshëm kjo artiste.