Rita e përmbyll në mënyrën më të mirë vitin 2019

Rita Ora zgjodhi që ditët e fundit të këtij viti t’i kalojë bashkë me familjen e saj, pasi që angazhimet e shumta në muzikë, bëjnë që ajo të jetë larg tyre pothuajse gjatë gjithë kohës.

Këtë fundvit, familja Ora zgjodhën të pushojnë në Saint Barths, ndërsa po kalojnë momente të bukura bashkë.

Së fundi, Rita publikoi një video, ku shihet e shtrirë në jaht për të marrë rreze dielli dhe ishte gati për t’u shëtitur.

Për ndryshe, Rita Ora ka paralajmëruar shumë projekte të reja për vitin në të cilin po hyjmë.