Ristovski: Ligji për prokurorinë publike do të bëjë të mundur autonominë e prokurorëve

Verzioni i fundit i propozim ligjit për Prokurorinë Publike garanton pavarësi financiare dhe garanci për autonominë e prokurorëve Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit që do të ketë mandat të vazhdojë edhe rastet e hapura nga ish Prokuroria Speciale Publike edhe të hapë raste të reja nëse sigurohen dëshmi. Kështu është shprehur zëvendës ministri i drejtësisë, Oliver Ristovski, në emisionin Studio e Hapur që u transmetua mbrëmë në Televizionin Shenja, ku ai shtoi se poashtu do të merren parasysh edhe vërejtjet dhe sugjerimet e ekspertëve të dhëna gjatë shyqrimit publik të ligjit.
Oliver Ristovski
“Qëllimi kryesor i këtij ligji është që të përforcohet profesionalizmi por edhe përgjegjësia e prokurorëve publik. Po implementohen standardet më të reja ndërkombëtare të kësaj fushe dhe i mënjanojmë ato mangësi që janë vërejtur tek zgjidhja e tanishme ligjore. Kriteret janë më të rreptë, stazhi është më i madh. Është ndërtuar një sistem i plotë si të avancohet, pra sistemi i karrierës, përgjegjësia disiplinore janë zbatuar gjitha qëndrimet që i ka Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut nga kjo fushë, komisioni i Venedikut”
Duke folur për vërejtjet e VMRO-DPMNE-së, mbi Ligjin, zv/ministri i drejtësisë, Oliver Ristovski, tha se deri më tani ata nuk kanë marrë asnjë vërejtje ose propozim konkret nga opozita, por vetëm akuza rreth qëllimeve të këtij ligji. Ai u përgjigj me kundërakuza duke thënë se opozita përmes kërkesave të mëparshme ka synuar amnesti për të gjitha rastet e hapura nga PSP.
Oliver Ristovski

“Vlerësojmë se çfarë do të thuhet në debat dhe mund të implementohet dhe që është në përputhje me standardet evropiane ne do ta implementojmë. Por dëshira të individëve ne nuk mund të implementojmë. Ne e dimë prej ku vijnë dhe cila është qëllimi. Pra të arrihet ndonjë mënyrë që të gjitha procedurat që i ka hapur PSP-ja, të vdesin, mendoj se kjo është e pamundur të bëhet. Ky ligj një gjë të tillë nuk e pranon. Këto janë zgjidhje konkrete për të gjithë pavarësisht kush është në pushtet dhe kush në opozitë. Pra akuzat e VMRO-së janë të pabaza”
I pyetur se si është qëndrimi i BDI-së, në lidhje me propozim Ligjin për Prokurori Publike, zv/ministri i drejtësisë, Oliver Ristovski tha se nuk ka as një paralajmërim se ata nuk do ta përkrahin ligjin, ndërsa shtoi se edhe partitë e tjera shqiptare gjatë takimit të fundit, propozimin e kanë vlerësuar pozitivisht dhe si një bazë të mirë për një ligj të shëndoshë