Rinis ndeshja Rumani – Kosovë, largohet tifozët që shkaktuan skandal

Kosova po luan në udhëtim te Rumania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”.
Ndeshja është ndërprerë për shkak të një transparenti skandaloz të vendosur nga tifozët e Rumanisë ku shkruan: “Kosova është Serbi”.

Përfaqësueset janë larguar nga fusha me vendim të gjyqtarëve.

Ndeshja ka filluar pas më shumë se 30 minutave ndërprerje.

Tashmë janë larguar nga tribunat edhe tifozët ultras.