Rinia e Shqipërisë natyrale: Një lëvizje e vogël që mund të bëjë ndryshim të madh!

Silvana BEGAJ | Unë jam një shqiptare që, si qindra mijëra të tjera duke mos mundur të gjejmë
mundësi në vendin tonë, kam marrë rrugët e botës!
Të nderuar shqiptarë, përmes këtij shkrimi do të doja të merrja vëmendjen tuaj, të njerëzve të
thjeshtë, intelektualëve, atyre që duan zhvillimin e vendit tonë dhe mbi të gjitha Rinisë! Si thotë
dhe Milton Friedman “sa më shumë burokraci të ketë një organizatë, aq më e madhe do të jetë
puna e kotë që do të përpiqet të zëvendësojë punën e duhur”. Kjo ëshë tipike për shumë vende
të prapambetura!
Le të përpiqemi ta shmangim punën e kotë.
Ju drejtohem ju dhe të gjithë atyre që mendojmë se bashkë mundemi të bëjmë Shqipërinë tonë
një vend ndryshe, një vend me perspektivë dhe zhvillim. Jam munduar që përmes kësaj të jap
edhe unë një ndihmesë të vogël dhe një ide llestare, por që ndoshta nga njerëz kompetentë dhe
profesionistë mund të bëj shumë për vendin tonë!
Ngecja e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë që nga rënia e komunizmit e deri sot, (për faj të të
gjitha qeverive që nga 1992) ka treguar qartë se në vendin tonë asnjëherë nuk është zhvilluar një
projekt konkret dhe i studiuar mirë si të dalim nga ky ngërc dhe të llojmë të mendojmë për disa
dhjetëra vite të fuqizohemi ekonomikisht.
Dhe siç ka thënë dhe Kamy “kur të jemi të gjithë fajtorë, do të kemi demokraci”. Dhe ka disa
gabime të cilat duhet të na bëjnë fajtorë të gjithëve për këtë zhvillim të ngadaltë.
Sot në botë disa vende të fuqishme llogariten si shtete me zhvillim të madh ekonomik. SHBA,
Gjermania, Franca dhe ekspansioni kinez jo rastësisht janë ku janë dhe aty i ka sjellë fuqia
ekonomike. Mendoj se ne kemi nevojë të kalojmë nga fuqia punëtore në fuqi mendore, sepse ne nuk i kemi pasuritë natyrore të SHBA-së, Rusisë, Kinës apo shteteve të tjera dhe që pastaj
ekonominë dhe zhvillimin tonë ta mbështesim në to.
Unë besoj se ne kemi nevojë që rininë tonë dhe ato resurse që kemi t’i orientojmë drejt zhvillimit
intelegjent ekonomik. Rinia jonë mbetet resursi më i dobishëm që kemi. Por fatkeqësisht rinia
jonë nuk do mbetet e re përgjithmonë dhe Shqipëria po e humb përmes mos investimit dhe
emigrimit.
Qeveria shqiptare duhet të mendojë urgjentisht zhvillimin e sektorëve ku rinia mund të jap
ndihmesë të jashtëzakonshme, e duke parë zhvillimet botërore ku Teknologjia Informative duhet
të jetë një ndër synimet parësore.
Një plan 10-vjeçar të shkollimit adekuat duke krijuar, ndërkohë platforma të ndryshme pune në
këtë sektor timprurës mund të jetë çelësi i zhvillimit të Shqipërisë.
Angazhimi i kompanive të mëdha teknologjike ndërkombëtare duke iu ofruar kushte për punë
dhe lehtësira skale për të punuar në Shqipëri do të ishte një ndër rrugët që do të ndihmonte në
shkollimin dhe përgatitjen e rinisë sonë në këtë sektor.
Mijëra të rinj sot në Shqipëri gjenerojnë të ardhura përmes platfomave të ndryshme e rrjeteve
sociale. Mund të jenë edhe miliona euro të hyra informale që nuk kanë asnjë kontroll dhe në këtë
rast duke ju krijuar mundësi shtetit jo vetëm që zbut papunësinë, krijon të ardhura, por edhe
mund të zhvillohet në një shtet të fuqishëm dhe me ekonomi të zhvilluar duke bërë që edhe
gjigantë të industrisë të zgjedhin Shqipërinë për shkak të këtij sektori.
Dhe unë e di, nëse parashikohen katër mënyra të mundshme që diçka të shkojë keq dhe
parandalohen, menjëherë shfaqet një mënyrë e pestë, por ne së bashku mund të gjejmë dhe
zgjidhjen e gjashtë. Unë thjesht dua të jap një ndihmesë të vogël për një lëvizje të madhe që
mund të bëj ndryshim!
Le të kontribojmë të gjithë në ndryshimin e situatës ekonomike në vendin tonë! Sepse edhe unë
si ju mendojmë si At Gjergj Fishta: Edhe hâna do t’a dije, edhe dielli do t’ket pa, se përqark ksaj
rrokullije, si Shqypnija vend nuk ka”!