Albin Kurti publikon emrat dhe fotografitë e atyre që urdhëruan vrasjen e Fehmi Aganit (Foto)

Në 21 vjetorin e vrasjes së profesor dr. Fehmi Aganit, kryetari i Republikanëve të Kosovës, prof. Faton Kurti ka publikuar fotografinë dhe emrat e atyre që urdhëruan vrasjen e Aganit.

Sipas Kurtit, vrasja e Fehmi Aganit ishe urdhëruar nga Radomir Markoviq, një ish oficer serbë që shërbeu si drejtues i agjencisë së sigurisë shtetërorë UDB.

E Markoviq, sipas Kurtit nuk do mund të ndërmerrte asgjë pa urdhrin e Ljubisha Dikoviqit, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe.

Shkrimi i plotë:

Image

Radomir Markoviq

FOTO GALERI

21 VJETORI I VRASJES SË AKADEMIKUT DR. FEHMI AGANIT NGA DORA MIZORE SERBE.

Ideatori i rezistencës së Kosovës ndaj okupatorit serb, i nënvlerësuar dhe i njohur pak ose aspak nga vetë shqiptarët, por i konsideruar tepër i rrezikshëm nga armiku aq sa vrasja e tij ishte urdhëruar direkt nga Beogradi në kaosin e luftës.

Armiqtë gjithëherë kanë sulmuar dhe eleminuar të parët inteligjencën, kokat e mendimit dhe patriotët e vërtetë. I tillë ishte akademiku dhe dëshmori ynë i lirisë Fehmi Agani.

PS. Në publikimin tonë në fb me 24 Janar 2019, ne REPUBLIKANËT E KOSOVËS, REK patëm premtuar se do ta ndërmarrin një nismë që të sjellin para drejtësisë, vrasësit e Akademikut Dr. Fehmi AGANI.

KËTA JANË VRASËSIT E DR. FEHMI AGANIT 

REK KËRKON DREJTËSI

Sipas informacioneve tona, vrasja e Dr. Fehmi Aganit ishte urdhëruar nga Radomir “Rade” Marković, një ish oficer i inteligjencës serbe që shërbeu si drejtues i agjencisë së sigurisë shtetërore UDB. Ky nuk mund të ndërmerrte asgjë pa urdhërin e Ljubiša Diković, ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe.

Sipas dëshmisë së zonjës Agani:

“Më 6 Maj 1999 familja Agani për shkak se jeta e tyre ishte në rrezik në Prishtinë, ata u nisën nga Fushë Kosova me tren për në Han të Elezit për të kaluar në Maqedoni. Kur mbërritën aty, kufiri ishte mbyllur dhe u detyruan të kthehen prapa në Fushë Kosovë ku mbërriten në ora 13.00.

Aty i pritën forcat policore, paramilitare dhe ushtarake. Të gjithë u nxorën nga treni dhe u futën në tre autobusa, pasi që hynë në autobus forcat policore morën me forcë disa burra dhe djem të rinj të cilët filluan ti keqtrajtojnë dhe po përgatiteshin ti pushkatonin dhe do ta bënin vërtet nëse “nuk tregonin ku fshihej prof. Agani”. Në atë moment prof. Agani e zbulon veten vetëm për t’ju ndihmuar atyre që ishin renditur për tu pushkatuar.

Zbulimi i prof. Aganit solli gëzim dhe në të njëjtën kohë urrejtje ndaj tij nga forcat policore serbe, duke i thënë: Ja ku është ky që na e solli NATO-n”.

Të gjithë të tjerët i fusin në autobusa kurse Prof. Aganin e marrin dhe e fusin në një makinë të kuqe duke i thënë se kemi 5 minuta punë me ty.

Prej këtij momenti humbi përgjithmonë çdo gjurmë e Prof. Fehmi Aganit.”!

Armiqtë gjithëherë kanë sulmuar dhe eleminuar të parët inteligjencën, kokat e mendimit dhe patriotët e vërtetë. I tillë ishte akademiku dhe dëshmori ynë i lirisë Fehmi Agani.

Këta kriminelë shëtisin ende të lirë në Serbi!