Rina interpreton refrenin e një këngë, thotë që s’do ta publikojë kurrë

Rep-artistja Rina Balaj është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun.

Ajo vazhdon të mbetët aktive me publikimin e këngëve të reja dhe me postime të ndryshme në rrjete sociale.

Ndërsa së fundmi përmes një postimi në “Instagram” artistja solli një pjesë të shkurtër të një këngë ku sipas saj nuk do ta publikoj kurr.

“Një këngë që nuk do ta publikoj kurrë, shijojeni refrenin”, ka qenë mbishkrimi i këngëtares.

Reagimet e fansave kanë qenë të shumtë, ku dhe kanë kërkuar që ta lansojë këngën.

Kujtojmë që kënga e fundit e Rinës titullohet “Demon”, dhe është publikuar para dy javësh.