Ditë më parë, këngëtarja Rina Balaj solli për fansat e saj një tjetër projekt të ri muzikore.
Por, nuk përfundon me kaq, kjo sepse Rina prej kohësh ka paralajmëruar një album muzikore, dhe tashmë ajo ka zbuluar edhe datën e lansimit të tij.
Foto: Rina Balaj/Instagram
“Tash koha jeme ka ardhë”, ka nis postimin Rina, duke treguar se albumi publikohet me nëntë nëntor dhe ka gjithsej nëntë këngë, përfshirë edhe një bashkëpunim me të dashurin e saj, Sin Boy.
E veçanta e kësaj është se data e lansimi dhe nëntë këngët e përfshira përkojnë me vitin e saj të lindjes, që është 1999.
Foto: Rina Balaj/Instagram
Disa nga këngët që janë pjesë e albumit tashmë janë publikuar dhe janë pritur mirë nga adhuruesit e saj, teksa do të ketë edhe këngë të reja, që tashmë këngëtarja ka zbuluar titujt e tyre.
“Bad Rosita”, “California”, “Addiction”, “Aver”, “Mia”, “Sativa”, “1 joint”, “Fighter”, janë këngët që do të jenë pjesë e albumit “Balerina”.
Se çfarë ka përgatitur këngëtarja e njohur në albumin e saj të shumëpritur mbetet të shihet.