Rina Balaj ka befasuar ndjekësit me një paraqitje krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.
Këngëtarja ka ndarë disa fotografi nga një ambient nate, ku ka shkëlqyer me flokët e saj biondë dhe me një fustan të shkurtër lëkure, që i theksonte linjat perfekte.
Ndryshimi në pamje ra menjëherë në sy, pasi vetëm pak kohë më parë Rina ishte kthyer në të kuqe, ndërsa natyrale është brune.
Rina Balaj/Instagram
Këtë transformim ajo e shoqëroi me një përshkrim interesant në Instagram, duke shkruar: “Më besoni, të qëndroja brune ishte një akt mirësie”.
Postimi i saj u prit me komente të shumta pozitive, ku fansat dhe kolegët e saj nga industria e muzikës e vlerësuan për guximin dhe stilin unik.
Rina Balaj/Instagram
Shumë prej tyre e komplimentuan për dukjen e freskët dhe për energjinë që transmeton në çdo dalje të saj.
Rina vazhdon të mbetet një nga artistet më të ndjekura dhe më të komentuara të skenës shqiptare, jo vetëm për muzikën e saj, por edhe për mënyrën se si arrin të eksperimentojë me stilin dhe të surprizojë publikun çdo herë.
Rina Balaj/Instagram








