Rina Balaj publikon këngën e re “Slay”

Rep-artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka publikuar këngën e saj më të re, me titull “Slay”.

Ajo eksperimentoi me dukjen e saj siç e bën shpesh, në fotografi e videoklipe, duke e treguar stilin e saj të veçantë.

Rina kishte një dukje të njëjtë të tërë videoklipin, ku u shfaq me një palë tuta rozë.

Foto: Screenshot/YouTube

Veshjes së saj sportive ajo i bëri një kontrast me një stil shumë elegant të flokëve, të cilat i kapi në një topuz të madh, dhe lëshoi ca fije para fytyrës së saj.

Kënga është shumë ritmike me një videoklip interesant dhe u mirëprit shumë nga fansat të cilët shprehën shumë pëlqim për këngën. /Telegrafi/