Rina Balaj i bën “diss” Sin Boyt me një video ku shihet duke kërcyer bashkë me një djalë

Reperët Rina Balaj dhe Sin Boy kanë qenë shumë të përfolur gjatë këtyre ditëve.

Kjo pasi sipas raportimeve në mediat vendore, u tha se dyshja i kanë ndarë rrugët, madje për Sin Boy u hodhën dyshime se ka nisur një lidhje të re.

E këto dyshime u përforcuan me një video që ai publikoi në TikTok, ku shihej duke vallëzuar me një bukuroshe bionde.

 

Megjithë nuk bonoi shumë dhe edhe reperja me prejardhje nga Istogu, bëri diçka të ngjashme.

Balaj publikoi në llogarinë e saj zyrtare në TikTok një video, ku mund të shihej bashkë me një djalë teksa bëmn thuajse të gjitha lëvizjet që Sin Boy bëri me vajzën në videon paraprake.

 

Madje edhe muzika shioqëruese videos ishte e njëjta, me çka ka lënë të kuptohet që ky mund të ketë qenë si një lloj “diss”-i nga ana e Rinës.