Rep-artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj është në lidhje më artistin grek, Sin Boy.
Ndërsa së fundmi dyshja kanë festuar përvjetorin e katërt të lidhjes së tyre, shkruan lajmi.net.
Me rastin e përvjetorit Sin Boy bëri të ditur përmes një postimi në Instagram se ka bërë një befasi të veçantë për Rinën.


Ai ka mbushur me tullumbace dhe petale trëndafilash dhomën e fjetjes.
Ndryshe çifti shpesh herë në rrjete sociale ndajnë imazhe të ndryshme krah njëri-tjetrit.




