Rina Balaj dhe Sin Boy kanë një lajm të mirë për fansat

Rina Balaj dhe Sin Boy sërish po përgatisin diçka të përbashkët.

Rina Balaj dhe Sin Boy përmes rrjeteve sociale, kanë bërë të ditur që së shpejti do ta lansojnë edhe një këngë të re, shkruan lajmi.net.

Çifti postuan një fotografi në Instagram, të cilën duket se e kanë realizuar gjatë xhirimeve të klipit.

“Ne do ta publikojmë një këngë mahnitëse shumë shpejt”, ka shkruar Rina.

Për ndryshe, lidhur me projektet e reja dhe detajet rreth lidhjes romantike, Rina dhe Sin Boy kanë folur në intervistën dhënë për “Mirage”.