“Rikthimi i mbretit shqiptar”, Florian Marku do të boksojë në stadiumin “Air Albania”

Tashmë është zyrtare. Boksieri shqiptar Florian Marku, luftën e radhës do ta bëjë në stadiumin “Air Albania”.

Kjo u bë e ditur nga vet Marku, i cili tha se për detajet e tjera do t’i tregojë të shtunën. Ai në rrjetet sociale ka shpërndarë një fotografi ku shkruhet.

“Duke ardhur në shtëpi. Rikthimi i mbretit shqiptar”

“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që janë nëpër botë. Dua t’ju lajmërojë se ndeshja në stadiumin “Air Albania” për këtë verë është vendosur. Të shtunën ju tregojë datën e çdo detaj tjetër. Që kur kam qenë fëmijë ëndrra ime ka qenë të ndeshem në mes të Shqipërisë para jush. Mezi pres!”- ka shkruar ai.