Nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të ftohtë sot do të mbajë mot i vranët, me erë dhe dukshëm më i ftohtë me reshje shiu, ndërsa në male e në disa vende më të larta pritet borë. Reshje të dendura shiu (mbi 20 l/m2) do të ketë veçanërisht në pjesët jugore dhe lindore.
Do të fryjë erë me intensitet mesatar deri në të fuqishëm, kryesisht nga veriu, më e theksuar përgjatë Vardarit.
Sot temperatura maksimale pritet të arrijë 10 gradë Celsius, ndërsa minimalja 3 gradë Celsius, nga e marta në disa vende do të ketë temperatura të mëngjesit nën zero.




