“Rikthehet” Buta: Mirëmbrëma yje a ju kam munguar

Këtë sezon rep-artisti Buta ka anuluar të gjitha aktivitetet muzikore dhe nuk ka qenë aktiv në rrjete sociale.

Heshtja e tij është lidhur me rastin e vëllait të tij Qendrim Januzaj, i cili dyshohet për vrasjen e Gazmend Hysenit, shkruan lajmi.net.

Mirëpo pas më shumë se tre muajsh, duket se Buta është rikthyer.

E këtë e ka konfirmuar vetë reperi, me anë të një postimi në Instagram.

 

“Mirëmbrëma yje a ju kam munguar”, shkroi mbrëmë ai në InstaStory.