Pas pushimit dy javor të kualifikimeve të Kupës së Botës, sonte luhen ndeshjet e radhës në top pesë ligat evropiane, shkruan lajmi.net.
Ndeshja mes Augsburgut dhe Bayern Munich e hap xhiron e 12-të të Bundesligës, nga ora 20:30.
‘Bavarezët’ kërkojnë të marrin tre pikët e radhës dhe të vazhdojnë sigurt në vendin e parë.
Në Francë, Monaco takohet me Lillen në një sfidë mjaft interesante në ora 21:00.
Ndërkohë në La Liga, Levante ballafaqohet me Athletic Bilbaon sfidë kjo që luhet në ora 21:00.
Ndeshjet tjera do të luhet të shtunën, të dielen dhe të hënën.