Rikonstruohet ambulanca në fshatin Haraçinë

Përfundimi me sukses i rikonstruimit të ambulancës së Haraçinës ka bashkuar në një vend kryetarin aktual Daut Beqirin dhe ish kryetarin Ridvan Ibrahimi.

Kryetari aktual, Daut Beqiri tha se ky është projekt shumë i rëndësishëm për komunën dhe banorët.

DAUT BEQIRI – KRYETAR I HARAÇINËS

Është faza përfundimtare e një projekti shumë të rëndësishëm, ky projekt ka zgjatur tre vite dhe ka filluar në fillim të vitit 2023 dhe ka përfunduar dhe përfundon tash në fund të vitit 2025-së

E ish kryetari, Ridvan Ibrahimi gjatë mandatit të së cilit filloi ky projekt falënderoi donatorët dhe tha se ndryshimin do ta ndjejnë mjekët të cilët punojnë më këtë institucion shëndetësor.

RIDVAN IBRAHIMI – ISH KRYETAR I HARAÇINËS

Dua ti falënderoj edhe doktorët dhe mjekët që janë sot këtu me ne se vërtetë janë më afër qytetarëve dhe jam i sigurtë që këto të parët do ta ndjejnë ndryshimin në këtë hapsirë.

Rikonstruimi i brendshëm është projekt i realizuar nga Komuna e Haraçinës në bashkëpunim Islamic Reliev Zyra për Kosovë dhe Shqipëri dhe Kalliri i Mirësisë.
/SHENJA/