Riinfeksioni me Omicron është 5.4 herë më i lartë se me Delta

Studime të shumta nga universitete dhe laboratorë me reputacion kanë treguar se varianti Omicron “shmang” ndjeshëm imunitetin e fituar nga COVID-19 ose pas dy dozave të vaksinës, megjithatë, kohët e fundit është bërë e ditur se ka shumë më shumë gjasa të riinfektohet pas Omicronit sesa pas Delta.

Sipas raportit të Kolegjit Mbretëror nga Londra, vlerësohet se rreziku i riinfeksionit me Omicron është 5.4 herë më i lartë se me Delta, raporton imperial.ac.uk.

Kjo do të thotë se mbrojtja nga riinfeksioni me Omicron është rreth 19 për qind, thuhet në tekst.

Në veçanti, studimi britanik “SIREN” mbi infeksionet me coronavirus në mesin e punonjësve të kujdesit shëndetësor tregoi se infeksioni i mëparshëm ofronte rreth 85 për qind të mbrojtjes për njerëzit që e kanë pasur virusin në gjashtë muajt e mëparshëm.

Ndryshe, në një studim të publikuar në dhjetor, kjo mbrojtje ka rënë në 19 për qind, kur bëhet fjalë për Omicron.