Rihanna pritet ta publikojë albumin e nëntë

Rihanna i është rikthyer punës, sipas bashkëshortit të saj, Asap Rocky.

Në Paris, reperi është pyetur nga fansat e Rihannës se kur do të publikohet albumi i nëntë, i cili mbetet ende të emërohet dhe t’i vendoset data e publikimit.

Pas pyetjeve të shumta për albumin, reperi ka dhënë lajmin e mirë.

“Ajo është duke punuar në të” ka thënë ai me një buzëqeshje në fytyrë, në videon e cila është publikuar të shtunën në media.

Përgjigja e tij është marrë si festë nga fansat e Rihannës, derisa shumë prej tyre kanë kanë komentuar “Të duam Asap”.

Ende nuk është bërë e ditur për datën e lansimit të albumit dhe emrin që do ta ketë ai, porse në media ka qarkulluar lajmi se së shpejti do të lansohet.