Richarlison nuk kursen lëvdatat për Neymar

Richarlison ka thurur lëvdata për shokun e tij te kombëtarja e Brazilit, Neymar Jr.
Ylli i Paris Saint Germain, Neymar JR shkon në Kampionatin Botëror si ylli kryesor i kombëtares së tij.

Për këtë fakt, asnjë kundërshtim nuk vjen nga lojtari i Tottenham, Richarlison, i cili beson se Neymar është një lojtar i shkëlqyer, për të cilin ai ka admirim të madh.

“Neymar është një djalë i mirë. Ai është një që e admiroj shumë, idhull i vërtetë për mua”, ka thënë Richarlison, përcjell lajmi.net.

“Në fushë, është shkëlqyer të luash me të, sepse ai është gjithmonë duke të vendosur në mundësi të pastra shënimi. E admiroj shumë. Ju pëlqeu ose jo, ai është një as, lojtar i shkëlqyer, kështu që bëjmë gjithçka që ai të ndihet mirë”, shtoi anëtari i Spurs.

Brazili shihet si një nga kombëtaret favorite për ta fituar Kupën e Botës 2022.