Riçard Grenell dha dorëheqje nga detyra në Departamentin e Shtetit

Riçard Grenell, zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij në Departamentin e Shtetit.
Ai mbrëmë shkroi në Instagram se presidenti amerikan Donald Tramp i dha atij një dhuratë në zyrën presidenciale.
Grenell paradokohe e la postin e ambasadorit në Berlin, ndërsa zëdhënësi i tij, në atë kohë, deklaroi se ai do të mbetet i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan në dialogun Prishtinë Beograd.
Mediat amerikane paraprakisht lajmëruan se Grenell do të bashkohet me ekipin mediatik të Trampit në zgjedhjet presidenciale, por ai i ka mohuar pretendimet e tilla./MIA