Rezultati nga 99,9% e votave të numëruara, dallimi mes Osmanit dhe Taravarit 4.1%, mes Davkovës dhe Pendarovskit 20.1%

Ngjashëm si në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, më 8 maj në rrethin e dytë do të përballen presidenti aktual i vendit dhe njëherit kandidat i LSDM-së Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska e cila në rrethin e parë të zgjedhjeve të mbajtur dje ka shënuar fitore bindëse, shkruan Portalb.mk.

Sipas 99.98% të votave të numëruara nga Komisioni Shtetëror i ZgjedhjeveGordana Siljanovska Davkova ka marrë 363.023 vota (40.08 %), apo 182.561 më shumë se Stevo Pendarovski i cili mori 180.461 vota (19.92%).

Në bllokun shqiptar, diferenca midis dy kandidatëve ishte 37.676 vota. Bujar Osmani nga Fronti Evropian mori 121.066 vota (13.37%). Ndërsa Arben Taravari nga VLEN mori 83.390 vota (9.21%).

Maksim Dimitrevski nga ZNAM mori 83.844 vota (9.26%)Biljana Vankovska Cvetkovska nga Levica (E Majta) mori 41.299 vota (4.56%)Stevço Jakomovski nga GROM mori 8.120 vota (0.90%).

Rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV.
Rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV.

Sipas këtyre rezultateve, në rrethin e dytë në përballje kokë më kokë do të shkojnë Pendarovski dhe Davkova, ngjashëm si në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2019.

Nëse presidenti aktual Pendarovski do të arrijë të fitojë edhe një mandat mbetet të shihet se si do të pozicionohen dy blloqet e partive shqiptare, nga të cilat deri më tani zyrtarisht nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim.

Në zgjedhjet e vitit 2019, në rrethin e parë Pendarovski mori 322.581 vota ndërsa Siljanovska Davkova 318.341. Kurse në rrethin e dytë Pendarovski mori 435.656 vota, ndërsa Siljanovska Davkova 377.346 vota.

REZULTATI I ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE
REZULTATI I ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE 2019

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.