Rezultati i analizave: Salmonella helmoi mbi 200 klientë të “Apetitit” (VIDEO)

Apetit për doner patën shumë, por doneri i ngrënë në ‘Apetit’ iu bëri keq.

Dy vëllezërit Paqarizi që tash e 4 ditë janë të shtrirë në Spitalin Rajonal ‘Daut Mustafa’ në Prizren, janë në mesin e mbi 200 personave që dyshohet se u helmuan nga ushqimi i konsumuar në një lokal në Malishevë, raporton Klan Kosova.

Njëri nga ta qe në gjendje të rëndë saqë në spital u soll me autoambulancë të premten mbrëma e pati dhimbje të barkut, kokës, temperaturë e barkqitje.

Fluksi i të helmuarve që kulmoi gjatë vikendit, filloi të ulet në këtë fillimjavë, teksa u janë bërë krejt ekzaminimet e nevojshme.

Disa prej rezultateve edhe kanë dalë, ku u vërejt se ka pasur baktere “salmonella”.

Pjesa dërrmuese iu nënshtrua terapisë së njëjtë gjatë qëndrimit në spital.

E ndaj pronarit të lokalit, K.SH që rëndon dyshimi për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, është caktuar një muaj paraburgim, pasi sipas Prokurorisë, i njëjti ishte në dijeni se artikujt e mishit dhe soseve ishin të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. /Klankosova.tv