Rezultatet e maturës shtetërore në Maqedoni: Nota mesatare e provimeve eksterne është 3.78

Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP) bën me dije se nota mesatare e provimevit ekstern nga rezultatet paraprake të provimit të maturës shtetërore është 3.78 dhe është më e lartë se vitin e kaluar kur ishte 3.61.

“Ka një periudhë kundërshtimesh, pra që nga 5 korriku 2022 nxënësit mund të paraqesin ankesa në shkolla. QSHP do të shpallë rezultatet e ankesave më 11 korrik 2022. Ekzaminimi i testeve personalisht nga kandidatët është në datën 13 korrik në QSHP, pas njoftimit paraprak dhe takimit me telefon në datën 12 korrik 2022”, thonë nga QSHP.

Nga atje thonë se sot, 1 korrik 2022, në orën 12:00 do të shpallen rezultatet paraprake të provimit të maturës shtetërore, 12 ditë më herët se afati ligjor.

Të njëjtat janë dërguar nëpër shkolla dhe secili kandidat mund t’i shohë ato në mënyrë elektronike duke u kyçur në http://rezultati.dic.edu.mk“, shtojnë nga QSHP.