Rezarta Shkurta gënjeu për 1 prill se po bëhet nënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, ditën e djeshme (e shtunë) lëshoi një gënjeshtër për 1 Prill.

Ajo kishte bërë një postim në InstaStory duke u thënë ndjekësve se po pret një fëmijë.

“Ne do të kemi një fëmijë. Familja jonë ka një surprizë”, thuhej në imazh.

Foto: Screenshot/Instagram

E pak më vonë duke qenë se lajmi u shpërnda gjithandej nëpër portale, sipermarrësja bëri një reagim.

“Si ta them, por po e them. Gëzuar 1 prillin”, shtoi ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Veç kësaj, pati edhe lajme të tjera që u njoftuan për ‘Ditën e Gënjeshtrave’ pasi në fund të gjitha falen në këtë ditë.

Bukuroshja theksojmë që është në një romancë dashurie prej shumë vitesh me Ermal Hoxhën.


Bashkë kanë vetëm një vajzë të quajtur, Hera. /Telegrafi/