Rey Manaj ka oferta nga Amerika, klubi ku luajti Ibrahimovic nis kontaktet e para

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj është pa skuadër që nga shkurti i këtij viti, pasi Uatfordi vendosi t’i ndërpriste kontratën. Prej kohësh sulmuesi shqiptar është në kërkim të një skuadre dhe duket se oferta e parë për të mund të vijë përtej oqeanit.
Siç bëjnë me dije mediat amerikane, klubi që interesohet për shërbimet e 26-vjeçarit është pikërisht LA Galaxy, shkruan Lajmi.net

Ato theksojnë se trajneri Greg Vanej i ka vënë syrin Manajt, të cilin e shikon atë në planet e tij për ta bërë yllin e ri të skuadrës nga Los Angelos.

Kujtojmë që për Galaksi kanë luajtur dhe emra të mëdhenj të futbollit europian si David Beckham, Stiven Gerrard dhe Zlatan Ibrahimovic.