Shefi i grupit parlamentar të koalicionit opozitar ASH-AAA, Skender Rexhepi-Zejd, bëri të ditur se nevoja për miratimin e Ligjit për Shtetësi do të jetë nesër në rend dite në Kuvend, shkruan gazeta LAJM. Ai tha se partia minore “E majta” nuk do të mund ta pengojë Ligjin për Shtetësi që sipas tij, do të miratohet javën tjetër.
“Një partie të vogël siç ëshë “E majta” që merret me nacionalizëm, nuk do t’i shkojë për dore që ta bllokojë ligjin për shtetësi. Ky ligj do të kalojë. Nesër është në rend dite, do t’i kalojë edhe filtrat e komisioneve përkatëse. Javën që vjen pas Buxhetit do të jetë Ligji për Shtetësi dhe do të votohet. Ky ligj është në interes të të gjithë qytetarëve që s’kanë shtetësi”, tha deputeti Skeder Rexhepi-Zejd./Gazeta LAJM
Lajme Rexhepi: Ligji për Shtetësi nesër në rend dite në Kuvend, “E majta”...