Rexhepi: Inatet mes LSDM-së dhe BDI-së po mbajnë të mbyllur kufirin me Kosovën (VIDEO)

Deputeti i koalicionit opozitar AAA-ASH, Skender Rexhepi – Zejd, vlerëson se kufiri me Kosovën po mbahet i mbyllur prej muajsh për shkak të inateve politike mes BDI-së dhe LSDM-së, më tepër sesa për shkak të kujdesit shëndetësor, shkruan gazeta LAJM.
“Mbyllja e kufirit me Kosovën mbetet më tepër problem politikë sesa problem real. Siç duket qeveritarët çojnë probleme mes vete dhe meqë një zyrtarë i BDI-së paralajmëron hapjen e shpejtë të kufijve, oponentët e LSDM-së hakmerren ndaj asaj deklarate dhë kështu zvarritet hapja e kufijve. Kështu humbin shqiptarët në Maqedoni dhe Kosovë, por humbin edhe kompanitë për shkak se kufiri nuk po hapet. Hapja e kufirit mundëson zhvillim që ka qenë i frytëshëm prej vitesh mes dy vendeve por tash për shkak të inateve personale më tepër sesa për kujdesin shëndetësor, nuk po hapet kufiri”, tha deputeti opozitar, Skender Rexhepi – Zejd./Gazeta LAJM

Rexhepi: Inatet mes LSDM-së dhe BDI-së po mbajnë të mbyllur kufirin me Kosovën

Rexhepi: Inatet mes LSDM-së dhe BDI-së po mbajnë të mbyllur kufirin me Kosovën

Posted by Lajm TV on Monday, October 5, 2020