Rexhep Qosja u varros pranë bashkëshortes së tij

Akademiku Rexhep Qosja është varrosur këtë të enjte pranë bashkëshortes së tij në Dragodan.

Qosja vdiq sot në moshën 89-vjeçare, derisa lajmi u bë i ditur nga familja e veprimtarit të shquar, transmeton Klankosova.tv.

Nipi i tij bëri të ditur se varrimi është kryer në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e anëtarëve më të ngushtë. Sipas njoftimit, me dëshirë të të ndjerit nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.