Rexhep Balidema mik i presidentit Klinton dhe legjendë e gjallë e çështjes kombëtare

Dy personalitete të shquara!

Krahas brengës së përgjithshme, në këtë situatë të rrezikut nga COVID-19, mendja na rri te njerëzit e moshuar që njohim. Ndër telefonatat që kam bërë ditëve të fundit, ishte biseda me legjendën e gjallë të rezistencës sonë kombëtare, Rexhep Balidemën. Edhe pse në moshë 98 vjeçar ai ishte plot energji, si gjithmonë.

Në kujtim të respektit të madh për këtë personalitet të shquar, po e postoj fotografinë e tij me Presidentin Klinton, njeriun më meritor për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe dhënien fund të gjenocidit në Kosovë!
Përjetësisht mirënjohës për këto dy figura madhore që lanë gjurmë të pashlyera në historisë tonë./Bardhyl Mahmuti