“Revolucioni filloi, rezultatet do vijnë më 15 korrik”

Tiron Jajaga

Titulli origjinal do duhej të ishte “Dashuri në kohën e Kolerës”, por nevoja e kerkon qe edhe vepra e famshme e Marquezit në keto momente të mer kahje dhe diskurs tjetër. Koncepti i Revolucionit drejtpersedrejti lidhet me dashurinë, pasi qe edhe kjo e fundit lind si rezultat i revoltës kundër shtypjes politike ndaj një regjimi të caktuar.
BDI – me vite ne skenen politike mbijeton fale betejave meskine (siç i quan Dritero Agolli ca zhvillime politike) per interesa personale, interesa klanore ose ne krijimin e asaj qe ne e njohim si elite politike te korruptuar dhe te pakontrolluar.
Teoria politike trendin e sundimit disa vjeçar, përkatesisht krijimin e një hegjemonie politike të një apo më shumë subjekteve politike e përshkruan si shumë të dëmshme, krijon praktika autoritare dhe ndihmon paraqitjen e korrupsionit si fenomene shoqerore. Te dy keto mjaft te pranishme ne trevat tona sidomos gjate dekades se fundit.
Duke pasur parasysh kete qe u permend me larte lind nevoja e skajshme e nderimit te pushteteve dhe ardhjes ne loje te subjekteve politike qe operojne dhe perdorin retorike qe favorizon krijimin e nje klime te re demokratike ne shoqeri.
Lind pyetja: A kemi mundesi te realizojme nje “Revolucion ne kohe Korone”?
Me duhet te kthehem ne vitin 1998, perkatesisht, te marr si shembull ate qe boterisht njihet si “Internet Revolucioni I pare”, e qe lindi si rezultat I perdorimit te komunikimit dhe teknologjise moderne ndaj qeverisjes 32 vjecare brutale dhe korruptive te diktatorit indonezian Suharto. Teknologjite informatike: telefonat celulare dhe interneti u shendruan ne armatim ne duart e kundershtareve te regjimit per te triumfuar dhe realizuar lirine e tyre politike. Ishin studentet qe perdoren teknologjine informatike per te komunikuar qendrimet e tyre ndaj padrejtsive deri tek vendet me te izoluara dhe me te varfera.
Shembulli I lartpermendur na ben te kuptojme se nje “Revolucion ne kohe Korone” edhe qenka I mundshem.
Shkakun dhe mjetet per ta bere te mundur sot me teper se kurre e kemi ne dispozicion.
Ajo qe mbetet nga ne eshte te komunikojme, te shperndajme fjalen dhe tju a bejme me dije siecilit se I erdhi fundi ketij regjimi.

Bashkangjituni levizjes per te verteten dhe shpresen, tju themi MJAFT – Profitereve politik

“IT Revolucioni filloi – rezultatet e tij do ti vjelim me 15 Korrik”