Retorikë e Kovaçevskit ndaj Kurtit në koordinim me Vuçiqin, për ta njollosur Kosovën

Shkruan: Arsim Zekolli

Retorika e marionetës Serbe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut (MV) Kovaceski kunder Albin Kurtit, nuk ishte as a rastësishme, e as emocionale.

Thjeshtë, ishte veprim i koordinuar i tij me Aleksandar Vuciqin, per ta njollosur Kosoven, para liderëve të rajonit dhe sidomos presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenskit, me qellim të minimizimit të shanseve që Ukraina ta njohë Kosovën, si dhe maksimalizimi të pozitës së Serbisë, si faktor stabiliteti.

Mbetet pyetja, edhe sa kohe, edha c’ka duhet te ndodhe, qq shqiptaret tq thonë: Boll më!

Duro intrigat 30 vjeçare te serbofileve shkupjanë me Greqinë, duro intrigat e serbofilëve kunder Bulgarisë, lufto per ta futur vendin ne NATO (per t’i shpetuar nga Shqiperia e Madhe, de!), lufto per t’i futur ne BE, e nderkohe askush nje fjale proteste per urrejtjen psikopatologjike te tyre ndaj nesh – që nga djepi e deri pleqëri.

BDI e Aleanca, mund të durojnë deri në pafundësi. Edhe ‘Prima Nocta’ me ju vendos si kusht, ata e arsyetojnë me “miqtëëëë taaaanë ndërkombëtaaaar”.

A e kemi Boll, ne?!

* Shkrimi është marrë nga statusi i postuar në facebook i z.Arsim Zekolli