Sezoni i përmbytjeve në Pekin përfundoi më 31 gusht, me reshjet mesatare më të larta në 20 vitet e fundit, njoftoi byroja meteorologjike komunale, citon “Xinhua”.
Gjatë sezonit të përmbytjeve, që zgjati nga 1 qershori deri më 31 gusht, reshjet mesatare të kryeqytetit të Kinës arritën në 627.4 mm, afërsisht 70 për qind më shumë se ato të së njëjtës periudhë në vitet e mëparshme.
Gjatë këtij viti, Pekini gjithashtu ka përjetuar korrikun me reshje më të shumta që nga viti 1951, i matur me reshjet mesatare prej 400.4 mm.
Nga 1 qershori deri më 31 gusht, qyteti raportoi 62 raste të reshjeve, një rritje prej 30 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. (Fatosi)

![Momenti kur Venezuela goditet nga dy tërmete të fuqishme [video]](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2026/06/auto_ap261760759628011782371197-218x150.jpg)

