Uji nga rrjeti i ujësjellësit të Gostivarit është i ndotur dhe nuk duhet të përdoret për pije. Nga ndërmarrja komunale u bënë thirrje qytetarëve të mos e përdorin atë për pije.
Në kumtesën e NPK “Komunalec” theksojnë se për shkak të reshjeve intensive gjatë këtyre ditëve, ka ardhur deri në turbullimin e ujit në burimin lumit Vardar. Për pasojë, uji në rrjetin e ujësjellësit të Gostivarit është i ndotur dhe nuk guxon të përdoret për pije.
Ndalesa për përdorim е ujit për pije, do të vlejë deri në njoftimin e radhës. Komuna e Gostivarit kërkon mirëkuptim nga qytetarët.