Reshat Nexhipi: Mos lejojmë nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme

Fjala është për librin aktual të gjeografisë, në të cilin thuhet se Shqiptarët , para ardhjes së Turqve, kanë qenë Maqedonas, gjë që është e vërtetë, por jo maqedonas të sotmit, por Maqedonas të vjetër, pasardhës të Lekës së Madh, djalë i princezës tonë ilire-Olimpisë dhe kushëri i mbretit tonë të shquar Pirros të Epirit. Në këtë kohë, pra, para rreth 2400 vitesh, stërgjyshët e librit në fjalë, akoma ecnin në katër këmbë, kurse tanët, kishin krijuar mbretëri të fuqishme, siç ishte ajo e Teutës, nga e cila u dridheshin këmbët perandorëve romake, ose mbretëria e themeluesit të Manastir të vjetër-Bardhylit, të cilin, unë e quaj puro shqiptar, sepse, edhe emrin e ka të tillë: Ylli i Bardhë. Apeloj te kompetentët tanë, ministra, deputetë, analistë, sidomos këta të fundit, mos tregojnë përralla gjatë debateve, por të marrin shembullin e të ndjerit Alajdin Demirit, i cili, gjatë një debate, nuk hezitoi fare të përmendë Pellazgët e para 120 shekujve, për ne, dhe Karpatet, për autorët e këtij libri, i ngjashëm me të ashtuquajturën enciklopedi, e cila, shqiptarëve të ndershëm, u shërbeu në tualet, kurse disa shqipfolësve dhe sahanlëpirësve tanë, u shërbeu si literaturë!!. Nëse Ju zotërinj, vazhdoni me një indiferencë të tillë, historia do t’iu vendosë në Ferrin e Dante Aligerit.