Rërzohet avioni në Maqedoninë e Veriut

Një avion i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, përcjell TV21. Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali thotë se në bord ishin dy persona, ndërsa njëri ka pësuar lëndime.

“Një aeroplan i vogël u rrëzua në Liqenin e Mavrovës. Në avion ndodheshin dy persona, prej të cilëve njëri është i lënduar. Incidenti u raportua në numrin për thirrje emergjente 112, dhe informacioni menjëherë u përcoll nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) tek Policia e Tetovës, Shërbimi i Emergjencës Mjekësore dhe Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QRMK-Tetovë) për intervenim të menjëhershëm”, njoftoi drejtori i QMK-së, Muhamed Ali.