Reperi serb Rasta arrestohet në Ohër

Reperi i njohur serb, Stefan Gjuriq – Rasta është ndaluar mbrëmë në stadiumin e Ohrit. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ndalimin e një shtetasi serb me inicialet S. Gj.

“Më 03.08.2025, në ora 00:10 në Stadiumin e Ohrit, zyrtarë policorë nga policia kundër krimit pranë SPB Ohër kanë privuar nga liria S. Gj. (36) nga Beogradi, Republika e Serbisë, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Më herët, mediat serbe raportuan se Rasta është ndaluar në Ohër për shkak të posedimit të lëndëve narkotike.