​Reperi me famë botërore, Akon performon sot në Prishtinë

Reperi me famë botërore do të performojë sot në Prishtinë, në koncertin “Time Capsule”.
Akon mbërriti mbrëmë në Kosovë. Ai zbarkoi rreth orës 21:00 në terminalin VIP të Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai është shoqëruar nga reperi i njohur vendor Capital T, i cili njëherësh edhe e ka ftuar që të jetë pjesë e koncertit të tij, që do të mbahet sot në parkingun mbrapa Pallatit të Rinisë.