Kid Cudi ka njoftuar se së shpejti mund të largohet nga rapi pasi nisi karrierën muzikore në fillim të viteve 2000.
Fituesi i çmimit “Grammy”, 38-vjeçar, ngacmoi planet e tij të së ardhmes gjatë një paraqitje të fundit në “Hot Ones” të First We Feast, ku prezantuesi Sean Evans e pyeti atë për karrierën e tij të shkëlqyer.
“Thjesht nuk e di nëse dua të bëj muzikë, të bëj albume për një kohë të gjatë, e dini?”.
Kid Cudi (Foto: Getty Images)
“Unë jam afër fundit për të gjitha gjërat Kid Cudi, mendoj”, tha krijuesi i hitit “Day ‘n’ Nite”.
Cudi – emri i vërtetë i të cilit është Scott Mescudi – tha se ai është ‘me të vërtetë kurioz të shoh se çfarë tjetër’ mund të bënte në aspektin muzikor, përpara se të tërhiqet tërësisht.
“Po mendoja për këtë – dhe kjo është si një ide e çuditshme që kisha vite më parë”, shpjegoi Cudi.
Kid Cudi (Foto: Getty Images)
“Por do të ishte mirë të ishe një ditë mësues kopshti. Dhe bëje këtë vetëm për disa vjet”.
Kid Cudi ka shijuar një karrierë vezulluese që nga publikimi i albumit të tij debutues, “Man on the Moon: The End of Day”, në 2009.
Kid Cudi (Foto: Getty Images)







