Reperi Big Pokey vdes në moshën 45 vjeçare

Reperi Big Pokey ka vdekur në moshën 45-vjeçare pasi u rrëzua teksa po performonte në skenë.

Muzikanti – emri i vërtetë Milton Powell – dyshohet se ra në dysheme gjatë një koncerti në Teksas të shtunën, me vdekjen e tij të konfirmuar nga Tom Gillam III.

“Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tonë Milton ‘Big Pokey’ Poëell. Big Pokey ndërroi jetë më 18 qershor 2023”, tha zëdhënësi i tij.

Big Pokey

“Ai ishte shumë i dashur nga familja, miqtë dhe fansat e tij besnikë. Në ditët në vijim do të publikojmë informacione dhe mënyrën se si publiku mund t’i bëjë nderimet”.

“Ne kërkojmë që të respektoni familjen e tij dhe privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë”, vazhdon tutje ai.

Big Pokey

Shkaku i vdekjes së Poëell mbetet i panjohur.

Ylli i ndjerë është më i njohur si një anëtar i grupit hip-hop, “Screwed Up Click”.

Big Pokey

Përveç këndimit, ai u shfaq gjithashtu në filmin e vitit 2001 “Soldiers United for Cash”, e më vonë në filmin “Dirty Third 2: Home Sweet Home”.