Renova e demoloi Korabin, Sadiki shënoi gol nga 30 metra

Futbollistët e Renovës e kanë mbushur deri në fyt portën e Korabit nga Peshkopia e Shqipërisë, duke i mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0, në takimin miqësor, të zhvilluar në Ohër, të dielēn.

Nga dy gola i kanë shënuar Selmani dhe Kadriu, ndërsa një gol të bukur nga 30 metra e shënoi mbrojtēsi Nehar Sadiki.

Kjo është fitorja e parë në ndeshjet miqësore, pas humbjeve nga Ferizaji dhe Llabunishti.

Në kuadrin e përgatitjeve në Ohër, Renova do t’i luaj edhe dy-tre ndeshje kontrolluese./Gazeta Lajm/