Në Maqedoninë e Veriut u regjistruar rënie e numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë transportin me autobus, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Në tremujorin e tretë të vitit 2025, numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor është 8 832 000 dhe është zvogëluar për 6.4 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në transportin ndërkombëtar, numri i udhëtarëve është ulur për 12.5 përqind, ndërsa në atë mes qyteteve është zvogëluar për 8.6 përqind.






