Rëndohet transporti publik në Shkup, nuk do të qarkullojnë një pjesë e autobusëve privatë

Prej sot transporti urban i autobusëve në Shkup do të reduktohet. Një pjesë e autobusëve privatë do të qarkullojnë vetëm në mëngjes, nga ora pesë. Një autobus do të qarkullojë vetëm një turn, në një linjë. Këto janë autobusët me numër 45, 23, 63, 73, 61, 63, 22, 52, 54, 19 dhe 20. Pastaj autobusët do të mbeten në garazh, ndërsa shoferët do t’u bashkohen kolegëve të tyre që nuk do të vozisin

Transporti publik i organizuar nga ana e “Vestro trans” sot, megjithatë, vazhdon të funksionojë pa ndërprerje dhe në përputhje me orarin. Këto janë autobusët me numër 9, 11, 11a, 12, 47 dhe 55.

Një pjesë e transportuesve privat njoftojnë se sot do të kenë takim me drejtorin e NQP “Shkup” Dragi Kushovski dhe me sekretarin e Qytetit të Shkupit. Takimi, siç njoftojnë, duhet të mbahet në hapësirat e NQP “Shkup” në Autokomandë.

Transportuesit privatë kërkojnë që t’u paguhet borxhi dhe të rritet çmimi, i cili, siç theksojnë, është që para tetë vitesh, më saktë që nga viti 2017. Nga ana tjetër, Ndërmarrjes së Transportit Publik i mungojnë autobusë për të mbuluar orarin dimëror, i cili fillon nga sot.

Drejtori i Ndërmarrje së Qarkullimit Publik Dragi Kushovski në intervistën e dhënë për MIA-n në gusht deklaroi se nuk kanë numër të mjaftueshëm të autobusëve për ta mbuluar orarin veror, e jo më dimëror dhe u bëri thirrje institucioneve që të përgatiten për rindërtimin e parkut të automjeteve të NQP-së.

Me qëllim për t’i tejkaluar problemet, më 22 gusht është mbajtur takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe me përfaqësuesit e grupit të këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit, pas çka u arrit marrëveshja me këshilltarët për të mbështetur ridedikimin e mjeteve për riparimin e 30 autobusëve të NQP-së.

Më 29 gusht, në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit nuk morën mbështetje projektet për furnizimin e autobusëve të rinjë dhe Transportit të shpejtë me autobusë, pas çka kryetarja e qytetit të Shkupit i dërgoi letër të hapur Qeverisë, në të cilën i bën thirrje që të zbatojë furnizimin e autobusëve të rinj, ndërsa nëse nuk kanë mjete për atë qëllim, me vendim të Këshillit të Qytetit të Shkupit, do t’i transferojnë mjetet e nevojshme për furnizim.