Renato Sanches po vazhdon me paraqitje të mira edhe këtë edicion te Lille në Ligue 1, transmeton lajmi.net.
Falë formës së mirë, Sanches po vështrohet me kujdes nga shumë klube të mëdha evropiane.
Sipas mediave franceze, Arsenali është njëra ndër skuadrat më të interesuara për shërbimet e mesfushorit.
Raportohet se ‘Topçinjtë’ tashmë kanë nisur kontaktet me agjentët e futbollistit për një transferim të mundshëm në janar.
24-vjeçari, është i hapur për një kalim në Premier Ligë, por mbetet të arrihet akordi mes dy klubeve.
Portugezi ka gjetur te Lille, pas disa sezoneve të dobëta në Bayern dhe Swansea.




