Renato Sanches është shumë afër nënshkrimit me skuadrën e Paris Saint Germain.
Lojtarit duket se nuk po i bën përshtypje oferta e Milanit, të cilën tashmë e ka lënë pas krahëve, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve të fundit nga mediet në Francë, futbollisti do të nënshkruajë në ditët e ardhshme një marrëveshje që parasheh huazimin me të drejtë blerje.
Shuma e këtij huazimi do të jetë diku rreth 10 milionë euro.



