Këtë verë këngëtarja Remzie Osmani martoi djalin e saj të vetëm Hammin me Gëzimen, shkruan GazetaBlic.
Tashmë çifti janë në pritje të ëmbël, pasi Gëzimja shumë shpejt pritet të sjell në jetë fëmijën e saj të parë.Ka qenë vet Gëzimja ajo e cila ka publikuar fotografinë e parë me barkun e rrumbullakosur.
E veshur e tëra me të zezë, Gëzimja ka nxjerrë në pah barkun, ndërsa nuk ka zbuluar gjininë por ka lënë të dyshohet se është djalë nga figurat që i ka vendosur fotografisë së publikuar, e padyshim nuk kishte se si të mos mungonte komenti nga Remzie Osmani e cila ka shkruar “Mashallah”.