Relevo: Casemiro po mendon ta pranojë ofertën e Man Utd

Casemiro është duke menduar që ta pranojë ofertën për transferimin te Manchester United.
Të paktën kështu raporton Relevo, sipas të cilëve situata është duke u bërë serioze, transmeton lajmi.net.

Erik ten Hag e pëlqen shumë lojtarin.

Mesfusha është pikërisht reparti që po çalon më së shumti skuadra e “Djajve të Kuqë”.

Oferta e parë e ish-kampionëve anglezë për brazilianin është diku rreth 60 milionë euro.

Dakordimi në mes të klubeve ende s’është arritur, diçka që pritet të bëhet javët e ardhshme.