Rekord i ri, 1192 raste të reja me koronavirus, 22 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3211 testime, ndërsa janë regjistruar numër rekord prej 1192 rasteve të reja me koronavirus, raporton SHENJA.
Rastet janë regjistruar: Shkup-571, Kumanovë-63, Shtip-50, Tetovë-87, Veles-42, Ohër-49, Gostivar-40, Strumicë-36…
Në 24 orët e fundit sipas Institutit për Shëndet Publik 359 persona janë shëruar. 22 pacientë kanë humbur jetën.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnosfitikuar me KOVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 35 097, numri i pacientëve të shëruar 22 024 i të vdekurve 1071.
Numri i rasteve aktive është 12 002. /SHENJA/